Categories Lajme

“Bota është në prag të një…”, thirrja e fortë e zyrtarit të OKB-së pas takimit me Sekretarin amerikan Pompeo

Drejtuesi i Programit Botëror të Ushqimit thotë se ndërsa bota po lufton pandeminë e koronavirusit, ajo është po ashtu në prag të një krize urie. Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për të diskutuar mënyrat për të shmangur krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Konfliktet e armatosura dhe varfëria po detyrojnë miliona njerëz në mbarë botën që të ngrysen çdo natë të uritur. David Beasley është shef i Programit Botëror të Ushqimit. “Analiza e Programit Botëror të Ushqimit tregon se për shkak të koronavirusit edhe 130 milion njerëz të tjerë mund të jenë në prag të urisë deri nga fundi i këtij viti. Duke e çuar numrin total në 265 milion njerëz.”

Organizatat humanitare, siç është grupi i krishterë “World Relief”, po ashtu kanë ngritur alarmin. Organizata thotë se ka gjasa që fokusi të zhvendoset nga përpjekjet kundër koronavirusit tek shqetësimet për urinë. Myal Greene është me organizatën “World Relief”.

“Kur mendojmë vetëm disa hapa përpara, ndikimi i mundshëm tek ekonomia dhe siguria ushqimore mund të jetë shkatërrues për pjesën dërmuese të botës, kryesisht për Afrikën Nënsahariane, Afrikën lindore dhe jugore. Pikërisht aty ku faktorët ekonomikë do të jenë domethënës, duke ndikuar tek pasiguria ushqimore, veçanërisht në zonat urbane.”

Organizata “World Relief” po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për veprime vendimtare. “Së bashku me agjenci të tjera të zhvillimit ndërkombëtar po i bëjmë thirrje qeverisë amerikane që të akordojë 12 miliardë dollarë të tjera për ndihmën ekonomike ndërkombëtare për krizën”, thotë Myal Greene me organizatën “World Relief”. Nëse bota nuk vepron, thonë ekspertët e ndihmave, më shumë se 30 vende mund të përballen me urinë ndërsa bien remitancat nga jashtë dhe të ardhurat nga turizmi./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME