Categories Lajme

Braçe i vë metrin rrugëve në Gradishtë e Gungas: Puna vlen, shpifjet i kthehen pas prurësit

Zv/kryeministri, Erion Braçe ka reaguar sot ndaj disa komentuesve , të cilët janë shprehur se rrugët e shtruara në Gradishtë dhe Gungas nuk janë në parametrat e duhur. Braçe ka marrë metrin dhe ka matur arteriet kryesore në Gradishtë dhe Gungas, duke i kthyer përgjigje komentuesve.

“Puna vlen! Nderi e dinjiteti gjithashtu! Fyerjet, sharjet, mllefi, shpifjet i kthehen pas prurësit më të parë!; Siç e kërkon e siç e meriton! Me kërkesë të klientëve banalë të Facebook, thashë t’i vë metrin rrugëve”, shprehet Braçe.

“Kërkesa erdhi nga ata që kurrë nuk kanë bërë ndonjë punë në jetën e tyre, inxhinierët e fejsbukut, të cilët, nxijnë pas çdo pune, plasin pas çdo vepre!”, tha Braçe.

“Në Gradishtë, arteria kryesore është nga 4.60 deri në 4.70 metra. Në Gradishtë rrugët nëpër lagje të brendshme të fshatit janë nga 3.80 deri ne 4.20 metra. Në Gungas arteria kryesore dhe unaza që të çon nëpër lagje të fshatit është nga 4.20 deri në 4.30 metra! Pra as 3 e as 3.5 metër!”, thekson Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME