Categories Politike

“BREXIT”/ Dalja e Britanisë së Madhe nga BE, çfarë humbet Europa nga kjo ikje

Pasi u ul nga parlamenti evropian, flamuri britanik, nisën të bëhen llogaritë se sa do të kushtojë divorci me Britaninë e madhe. Që nga 1 shkurti, Bashkimi Evropian është më i vogël sepse për të parën herë në historinë e tij, humbet një vend anëtar. Do të ketë 66 milionë qytetarë më pak, por ajo që rëndon më shumë është gropa në buxhetin e ardhshëm komunitar; do të mungojnë në fakt rreth 13 miliardë euro. Dhe kjo nuk është pak nëse mendohet se shuma do të mbulohet tani nga kontribuesit e tjerë evropianë.

Në mbretërinë e bashkuar jetojnë 3.5 milionë qytetarë që vijnë nga vendet evropiane. Për ta, ka kohë deri në qershor të vitit të ardhshëm që të zgjedhin skemën e qëndrimit, një program që u lejon të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar dhe të ruajnë të gjitha të drejtat që gëzonin para Brexitit.

Por në anën tjetër, mund të shtohen taksa që studentët evropianë paguajnë për të vazhduar studimet në mbretërinë e bashkuar. Nga 9 mijë stërlina që paguajnë mesatarisht tani në më shumë se 10 mijë. Ndërsa ngërçi më i madh që duhet zgjidhur ka të bëjë me tregtinë. Nëse nuk do të ketë marrëveshje precize, ekziston rreziku që të kthehen doganat, e bashkë me to, edhe taksat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME