Categories Politike

Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme me 15 tetor

Nga DW/

Kundër vullnetit të Johnsonit, eurodeputetët do të votojnë sot për një projektligj, i cili synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje.    

Në një debat parlamentar, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se nëse lideri i opozitës Corbyn mbështet një ligj kundër strategjisë së qeverisë së tij në negociatat për Brexitin, populli i Britanisë së Madhe duhet të ketë mundësinë të “shprehi pikëpamjet e tij”. Që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, Johnsonit i duhet shumicë prej dy të tretave në Dhomën e Poshtme të parlamentit. Me 328 vota për dhe 301 vota kundër, deputetët britanikë vendosën kundër dëshirës së shprehur të kryeministrit, që Dhoma e Komunave të mund të votojë sot për një projektligj mbi një zgjatje të mundshme të Brexit.

Përjashtim me sms nga partia

England: Premierminister Boris Johnson (picture-alliance/AP/House of Commons)

Në të njëjtën kohë Johnsoni vuri në jetë kërcënimin e tij dhe i përjashtoi natën nga partia 21 deputetët konservatorë, që kishin votuar bashkë me opozitën. Pas votimit, disidentët u thirrën nga drejtuesi parlamentar i grupit për t’i informuar ata për dëbimin, njoftuan mediat britanike. Rory Stewart, i cili disa javë më parë kishte kandiduar për postin e kryetarit të Tory, i tha stacionit televiziv BBC se si mësoi për shkarkimin e tij: përmes një mesazhi të shkurtër sms në celular.

Komisioni Evropian ka vendosur të japë ndihma emergjente për shtetet anëtare në rast të një Brexiti pa marrëveshje. Ai planifikon të investojë 500 milionë euro në vit nga një fond, i cili deri tani ka qenë planifikuar për raste katastrofash natyrore. Me këto para do të amortizohen pasojat ekonomike të një Brexiti pa marrëveshje. Ekziston droja se vetëm në Irlandë mund të humbasin mbi 30.000 vende pune. Komisioni i BE u bëri thirrje institucioneve dhe sipërmarrjeve në shtetet anëtare që të përgatiten shpejt për një dalje pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME