Categories Lajme

Pitoni gjigand gllabëron dhinë, fshatarët e gjejnë dhe ia nxjerrin nga stomaku

Gjarpërinjtë janë ndër krijesat më dinake dhe më të rrezikshme që jetojnë në planetin tonë.

Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e njerëzve tmerrohen nga ky zvarranik i frikshëm, kafshimi i të cilit mund të rezultojë fatal në shumicën e rasteve.

Ata sulmojnë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e tjera.

Së fundmi, një piton 4 metra i gjatë ka gllabëruar një dhi, që e “vodhi” nga një fermer.

Ngjarja është regjistruar në Provincën Fujian të Kinës Lindore.

Fermeri dhe gruaja e tij konstatuan mungesën e një prej dhive dhe nisën kërkimet, të ndihmuar nga disa bashkëfshatarë të zonës.

Ata e gjetën zvarranikun dinak pranë fshatit Longju pranë fermës ku kishin dhitë e tjera në mal.

Fermeri Yao u shpreh:

“Dhitë tona zhdukeshin vazhdimisht që prej fillimit të këtij viti. Deri tani kemi humbur 20. Dyshoja që i hante diçka dhe e vërtetova kur pashë gjarprin gjigand në malin pranë fermës tonë.”

Fermeri pa që stomaku i pitonit ishte i fryrë dhe lajmëroi policinë.

Ai, së bashku me forcat e policisë e kapën zvarranikun nga bishti dhe qëndruan një orë për ta nxjerrë dhinë 39 kg nga stomaku i tij.

Mediat vendase raportuan se ata e lëshuan më pas pitonin në natyrë.

Pitonët birmanez i përkasin një specie të mbrojtur nga shteti në Kinë, ku dëmtmi ose kapja e tyre është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.

Local farmers Mr Yao found the predator with a bulging stomach in the mountains after yet another one of his livestock went missing

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME