Categories Kuriozitete

‘Brryli’ ironizon Kryeministrin, Rama fotografon nudo Berishën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve politikë. Dje shefi i qeverisë publikoi një fotomontazh në “Instagram” teksa shfaqet në rolin e Davidit, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos.

Krahas fotos, kryeministri ka sfiduar hapur faqen e njohur të memeve “Brryli brodway”, e cila mesa duket është e preferuara e tij.

“Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo”, shkroi Rama në postin e djeshëm.  Por i menjëhërshëm ka qenë reagimi i faqes, e cila replikoi me  shefin e qeverisë duke shkruar: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”.

Përplasja mes Ramës dhe faqes së memeve nuk ka mbaruar këtu. Në një foto të publikuar sot nga “Brryli Broadway”, në rolin e Davidit është ish-kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama me zv.kryeministrin, Erion Braçe, kreun e bashkisë Erion Veliaj, Endri Fugën dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shfaqen si turistë duke fotografuar Berishën, i cili paraqitet në rolin e Davidit

“Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…🤨Mjesi kecat e Dajes”, thuhet në postim.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME