Categories Sport

Buffon: E falënderoj jetën që s’më la ta fitojë Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon thotë se ia di për faleminderit jetës që nuk e ka lejuar ta fitojë Ligën e Kampionëve, sepse beson se dështimi për ta fituar këtë garë ia ka mundësuar atij të vazhdojë të luajë futboll.

Portieri i Juventusit e ka një listë shumë të gjatë me çmime ekipore dhe personale, por i mungon trofeu i çmueshëm i Ligës së Kampionëve. 41-vjeçari e ka fituar nëntë herë titullin në Serie A me Juven, pesë herë Kupën e Italisë, përfshirë një herë me ish-klubin, Parma.

Portieri italian e ka fituar edhe Ligë 1 me Paris Saint-Germain edicionin e kaluar në sezonin e vetëm të tij jashtë Italisë, pasi i ka ndihmuar vendit ta fitojë Kupën e Botës më 2006, gjithashtu. Trofeu më prestigjioz i Evropës për klube, megjithatë, ende nuk ka rënë në duart e tij, por veterani e sheh si pozitiv këtë dështim në tri finalet e Championsit në karrierën e tij.

“Për mua është shtytje e madhe dhe më duhet ta falënderoj jetën që nuk më ka lënë ta fitojë (Ligën e Kampionëve) akoma, përndryshe po ta pyesja veten përse luaj ende”, tha Buffon. “Është shumë mirë që ende jam në garë dhe mund të tentojë përsëri, ama nuk ka marrëveshje me klubin që unë të luaj të paktën një ndeshje në Evropë këtë sezon, sepse ne jemi Juventus dhe jo klub amator, prandaj unë luaj kur të më thërret trajneri”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME