Categories Kulture

Bukë me ujë të ‘bekuar’, receta sekrete e gjyshes greke që ia trashëgoi shqiptarit

Me një recetë sekrete dhe pasionin për punën e bukëpjekësit, një i ri nga Fieri po i konkuron prodhuesit tradicionalë dhe të vjetër te bukës. Pasuria me të cilën emigranti Erald Çelniku u kthye në vendlindje nuk kishte vlerë monetare por po i kthehet si e tillë. Kryevepra e tij si bukëpjekës, është kombinimi i një recete të vjetër greke me miell nga gruri i fushave të Myzeqesë. Historia është e denjë për t’u treguar nga gjyshi te nipërit.

“Buka e gjyshes” i dedikohet zonjës së moshuar greke me emrin Katerina. Kjo e fundit ia dha recetën familjare të trashëguar nga brezi në brez, një shqiptari. Dy përbërës, uji i bekuar me të cilin zihet brumi mëmë, ndërsa tjetri, sekret të cilin 38 vjeçari nuk do ta tregojë për momentin.

Fale “bukës së gjyshes” por edhe produkteve të tjera të brumit, në pak vite, familja Çelniku ka hapur tre dyqane buke dhe ëmbëlsirash. Emigrantët e kthyer nga Greqia në pjesën më të madhe kanë përvetësuar zanatin e bukëpjekësit duke qënë ky i fundit një traditë tipike e vendit fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME