Categories Kuzhina

Bullgur me mish viçi 

Bullgur me mish viçi 

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

300 gr tul viçi (në minikubikë)

1 qepë

2 thelpinj hudhër

2 speca jeshil

1 lugë gjelle salcë

2 gota bullgur

1 lugë gjelle trumzë

½ lugë çaji nenexhik

Kripë dhe piper I zi

4 gota ujë ose lëng mishi

1 domate në kubikë të vegjël

Përgatitja: Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kavardisim mishin e prerë në minikubikë derisa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë imët dhe I kavardisim së bashku derisa qepa të zbutet, hudhrat e prera imët, specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 lugë gjelle salcë. Shtojmë bullgurin dhe e skuqim pak me përbërësit e tjerë dhe para se të shtojmë ujin shtojmë erëzat e tjera, I trazojmë duke shtuar ujin e nxehtë ose lëng mishi, e trazojmë bullgurin, I vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pas 5 minutash shtojmë tulin e domates (jo lëngun), të prerë në kubikë të vegjël, e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta të tjera e më pas e largojmë, I vendosim tenxheres një picetë e më pas kapakun, e lëmë kështu dhe 15 minuta sa të qetësohet e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME