Categories Bota, Lajme

Burri e fal dhe e përqafon në gjykatë ish-policen e cila i vr au vëllain (Video)

Një ish police amerikane që qëlloi për vdekje fqinjin e saj brenda banesës së tij në Dallas është dënuar me 10 vite burg. Amber Guyger tha se e vrau Botham Jean pasi gabimisht mendoi se ishte në banesën e saj dhe se 26-vjeçari kishte hyrë brenda për qëllime kriminale

Gjatë gjyqit, 31-vjeçarja pranoi se qëlloi një njeri të pafajshëm. Guyger hyri në banesën e Jean dhe qëlloi drejt tij ndërsa ai ishte i ulur në divan. I riu punonte si llogaritar në firmën Pricewaterhouse Coopers (PëC) kur u vra.

Gjatë dëshmisë emocionuese vëllai i 26-vjeçarit, Brandt tha se e donte Guyger si person para se ti jepte një përqafim. Amber, e cila shërbeu në polici për 4 vjet, nuk dëshmoi gjatë seancës gjyqësore, ku folën vetëm të afërmit dhe miqtë e Jean.

Babai i tij, Bertrum filloi të qante ndërsa përshkruante dhimbjen e humbjes së djalit. “Si mund ta humbisnim Botham, një djalë kaq i ëmbël. Ai u përpoq të bënte të pamundurën për të bërë një jetë të ndershme. Ai e donte Zotin, i donte të gjithë,”-tha Bertrum para gjykatësve. Ndërsa vëllai i tij, Brandt  iu drejtua drejtpërdrejt Guyger dhe i tha: “Nëse të vjen me të vërtetë keq, unë të fal. Unë nuk dua as që të shkosh në burg. Të dy si person. Nuk dëshiroj asgjë të keqe për ty.” Pasi gjykatësi i lejoi, ata i dhanë njëri-tjetrit një përqafim të gjatë.

Policja sapo kishte mbaruar turnin prej 14 orësh kur bëri gabimin e tmerrshëm mbrëmjen e 6 shtatorit. Ajo hyri në banesën e Jean dhe qëlloi drejt 26-vjeçarit ndërsa ai po hante akullore në divanin e tij. Guyger tha se e gjeti derën të pa mbyllur dhe vuri re që ishte pak e hapur kur tentoi ta hapte me çelës duke menduar se ishte banesa e saj. Por në të vërtetë ajo kishte shkuar në apartamentin sipër banesës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME