Koleksionuesit e veturave serioze janë detyruar që t’i shpenzojnë dhjetëra miliona dollarë për të qenë kujdestari i radhës së veturave më të vlefshme në planet. Numri i ulët i prodhimit, dizajni estetik, origjinaliteti dhe pastërtia e pashembullt janë disa nga karakteristikat që shtyjnë dikë të shpenzojë shifra astronomike për vetura të rralla, transmeton lajmi.net.
Historia, pronarët e mëparshëm dhe origjina vihen në shprehje po ashtu. Më poshtë janë veturat më të shtrenjta që janë blerë në ankand ndonjëherë, bazuar në rregullimin e inflacionit:
1935 Duesenberg SSJ – 22 milionë dollarë
1955 Jaguar D-Type – 22,737,329 dollarë
1956 Aston Martin DBR1 – 23,049,002 dollarë
1964 Ferrari 275 GTB/C Speciale 27,940,000 dollarë
1967 Ferrari 275 GTB/4*S N.A.R.T. Spider – 29,578,000 dollarë
1956 Ferrari 290 MM – 29,649,000 milionë
1957 Ferrari 335 S – 37,281,000 dollarë
1962 Ferrari 250 GTO – 48 milionë dollarë
