Një luftë e kanë cilësuar mediat gjermane përleshjen e armatosur mes disa kosovarëve dhe serbëve ku mbeti i vrarë një kosovar dhe një tjetër i plagosur rëndë në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 6 e 10 minuta të pasdites së të mërkurës policia në qytetin e vogël të Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber”. Pas arritjes së policisë, në parkingun e dyqanit është gjetur i vrarë një 37-vjeçar i vrarë në vendin e ngjarjes dhe një person i plagosur që dyshohet se është vëllai i tij.
Siç shkruan gazeta gjermane në një udhëkryq në qytetin e Abensberg dy makina ishin ndalur njëra-tjetrës. Drejtuesit e makinave ishin grindur shkurtimisht, dhe më pas nga njëra makinë dikush kishte shtënë me armë tri herë duke lënë të plagosur rëndë një 46-vjeçar që gjendej në makinën tjetër. I plagosuri sipas gazetës, është dërguar menjëherë me një helikopter në spital.
Policia gjermane më pas ka zgjeruar hetimet duke bërë kontrolle të shumta nëpër apartamente. Sipas të gjeturave dhe armëve të të dyshuarve, dyshohet se është një konflikt në mes të strukturave kriminale të caktuara etnike e mirë të organizuara në Gjermani. Më këtë tashmë po merret edhe inspektorati i policisë për krime nga Landshut.
