Categories Showbiz

Burri e tradhton prej 12 vjetësh me ish-të dashurën, 60-vjeçarja: S’di të fle si gratë e botës

Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që ka ardhur të tregojë konfliktet e saj familjare në “Shihemi në Gjyq”. ajo thotë në insertin prezantues të rubrikës së  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se familja e saj është përçarë për shkak të një tradhtie.

Një dashuri e rinisë së bashkëshortit është rikthyer dhe ka ndarë çiftin. Sipas fjalëve të Melaizes, burri e tradhton prej 12 vjetësh sepse “ajo nuk di të flejë si gratë e botës”.

“Ka bërë vaki që të flesh me burrin në krevat, 12 vjet rresht ai më tradhton se unë s’di të fle si gratë e botës se mua më është bërë si plakë. Sot unë në këtë moshë, 60 vjeçe, kam ngelur e vetme se nuk më do as burri dhe as fëmijët. Si mund të jetoj?”, thotë Melaizja në insert.

Pasi përshëndet të pranishmit në studion e programit, 60-vjeçarja shpjegon më gjatë situatën e saj.

Melaize: Të më falni, jam një nënë me tre fëmijë, 60 vjeçe. Në këtë moshë s’kam as shtëpi, as fëmijë dhe asgjë.

Ardit Gjebrea: Dëgjo po ti je si një diell, si mund të të tradhtojë burri ty?

Melaize: Për fat të keq… kur jep shumë, merr shumë pak. Kjo është një fatkeqësi që më ka ndodhur, që do vdisja e besoja, por që mirë bashkëshorti se më donte për krevat, po fëmijët që iu dhashë sisë, i mbajta 9 muaj në bark dhe s’kam… kam dy çupa e një djalë. Çupa e madhe është nënë, ka dy fëmijë, e vogla bashkëjeton dhe djali. Jemi ndarë në dy parti se hyri në mes një e tretë.

Ardit Gjebrea: Ajo e treta?

Melaize: Hyri e treta pas 22 vjet martese, u kujtua për ish-të dashurin e moshës së rinisë ku ajo ishte më e mirë se mua, unë isha plakë, më ishte bërë si plakë. Ajo ishte më e re, në moshë ajo faktikisht është më e madhe se mua.

Ardit Gjebrea: Më fal, sa vite diferencë ke me burrin ti?

Melaize: 6 vjet e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, ti thua në moshën e rinisë. Ai ka qenë i dashuruar?

Melaize: Ai ka qenë i dashuruar, unë e bëra baba se burrë ishte bërë dhe nuk e vlerësoi dashurinë që unë i fala, që e bëra babë, që është një gjë e shenjtë besoj.

Ardit Gjebrea: E kuptoj. Po ti pse e ndave në qoftë se ai dashuronte atë?

Melaize: Në rini ai erdhi vetë më kërkoi, s’e kërkova unë.

Ardit Gjebrea: Po ti e dije që ai donte atë tjetrën?

Melaize: Nuk e dija.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME