Categories Lajme

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Gonxhja: Plan që në 2022-shin, s’ka lidhje me aksidentin tragjik!

Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksidentin tragjik te mbikalikimi i TEG-ut, ku humbën jetën tri persona. Kështu është shprehur drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja. Ai ka theksuar se këto ndryshime ishin planifikuar që në muajin korrik të vitit të kaluar.

Në një intervistë në “Euronews Albania”, Gonxhja tha se aksidenti ishte një rast shumë i rëndë dhe është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë.

“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022-shit. Ka qenë shqetësim dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.

Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në ‘TikTok’, ndaj ligjit dhe rregullave.Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundërreagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, tha Blendi Gonxhja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME