Categories Sport

Bylisi vijon të mrekullojë, thyen Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e dytë

Nëse në fazën e parë të kampionatit ndonjë mund të kishte mbetur i habitur nga starti impresionues i Bylisit duke e cilësuar thjesht një rastësi, tashmë duhet të mendojë ndryshe. Mallakastriotët po vijojnë me ritëm të jashtëzakonshëm në këtë kampionat dhe me fitoren e arritur ndaj Vllaznisë (0-1) në “Loro Boriçi”, janë katapultuar në vendin e dytë me 20 pikë, vetëm një pikë më pak sesa Partizani kryesues.Në Shkodër, diferencën e bëri goli i Stivi Jankut. Qendërmbrojtësi kryeqytetas i Bylisit përfiton më së miri nga devijimi i gabuar i mbrojtjes kuqeblu, që nuk e arrin ta largojë dot topin, dhe i vetëm përballë Sherrit bën goleadorin duke tundur rrjetën. Ka momente paqartësie me anësorin që e anuloi golin për pozicion të parregullt, por ka parë mjaft mirë kryesori Ziri, që akordoi epërsinë e miqve.Bylisi administron mirë avantazhin dhe arrin të fikë ndeshjen, që ndizet vetëm në fund me sulmet e Vllaznisë. Por shkodranët kujtohen shumë vonë, ndërsa tentativat e Krymit në të 88-ën apo Krujës në të 90-ën, janë shumë pak për t’i shkëputur një pikë këtij Bylisi, që ka pësuar vetëm një humbje në 11 javë kampionat dhe me pesë golat pësuar, konfirmohet si mbrojtja më e mirë deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME