Categories Sport

Pësoi dëmtimin që tronditi gjithë Anglinë, ka dritë në fund të tunelit për mesfushorin

Andre Gomes do të kthehet të luajë përsëri në fushë e lojës edhe pse pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen mes Everton dhe Totenhem. Mesfushori portugez i Everton, pësoi një thyerje dhe ndrydhje të plotë në kavilje, një dëmtim i tmerrshëm që tronditi spektatorët, por edhe lojtarët e tjerë në fushë. Son që e dëmtoi doli duke qarë nga fusha, ndërsa Orie kërkoi zëvendësim pasi ishte shumë i tronditur.Dëmtimi i 26-vjeçarit dukej shumë i rëndë dhe të gjithë mendonin se karriera e tij ndoshta ishte e mbyllur përfundimisht. Por duket se ka shpresa reale që Andre Gomes të kthehet përsëri normalisht në fushën e lojës dhe të vazhdojë të jetë një futbollist profesionist.

Klubi i Everton bëri të ditur se lojtari i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe shpresat ishin që të bënte një riaftësim të plotë dhe të kthehej përsëri në fushë në radhët e këtij ekipi, edhe pse do të duhej kohë që të rikuperohej plotësisht.“Operacioni për riparimin e frakturës në kaviljen e djathtë ka shkuar shumë mirë. Futbollisti portugez do të kalojë një periudhë kohe riaftësimi në spital, para se të kthehet në qendrën stërvitore të Everton për të nisiur rehabilitimin nën drejtimin e stafit mjekësor të klubit. 25-vjeçari pritet të rikuperojë plotësisht nga ky dëmtim”, shkruante klubi anglez në njoftimin për shtyp rreth gjendjes së lojtarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME