Categories Kuzhina

Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur

Darkat tuaja mes miqve nuk kane qene asnjehere kaq te shijshme! Provoni te pergatisni keto byrek te vegjel me pete sfoljate te cilat piqen ne vetem 15 minuta! Mund te konsumohen si te ngrohte ashtu edhe ne temperature ambjenti dhe do ti pelqejne absolutisht te gjitheve!

Perberesit

1 pete sfoljate e gatshme

300gr kerpudha te tipit champignon, te pastruara dhe te prera ne feta te holla

150gr djathe guda, ose çdo lloj djathi qe shkrin, te prere ne kubik

6 feta proshute te tymosur, te prere holle

1 te verdhe veze

kripe

piper te zi te sapobluar

vaj ulliri

fara susami

Ne nje tigan me pak vaj ulliri, kaverdisim per disa minuta ne zjarr mesatar proshuten e tymosur. Shtojme fetat e kerpudhave, i rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i gatuajme ne kete menyre me kapak te mbyllur per rreth 10 minutaduke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme.

Hapim peten sfoljate ne tavolinen e punes dhe me ndihmen e nje forme rrethore ose nje gote, formojme 12 rrathe ose disqe brumi.

Ne secilin disk brumi vendosim nga nje luge te vogel mbushje me proshute dhe kerpudha, nje cope djathe qe shkrin dhe i mbyllim me kujdes duke i vendosur nje tjeter siper. I mbyllim mire anet e byreçkve dhe i lyejme ne siperfaqe me pak te verdhe veze te holluar me uje. I sperkasim me fara susami dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME