Categories Sport

Cafu rrëfen dramën e vd ekjes së të birit: “Ishte përtokë me konvulsione”

Ka folur për herë të parë pas vdekjes së të birit, ish-mbrojtësi brazilian Marcos Cafu. Një tragjedi që pak muaj më parë goditi atë dhe familjen e tij. Për mikrofonët e revistës Veja, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, ish-kampioni ka rrëfyer dramën e atyre momenteve në të cilin ‘djali i tij’ Danilo humbi jetën tragjikisht.

PANIKU – “U nisëm të luanim një ndeshje. Danilo ishte në skuadrën time. Gjatë një pushimi doli, ndërsa unë vazhdova lojën. Tre minuta më pas dallova një lloj rrëmuje”, tregoi Cafu duke kujtuar ato caste të tmerrshme. “Për kuriozitet shkova të shihja cfarë po ndodhte e gjeta djalin që kishte konvulsione. Më kapi paniku sepse e dija historinë e tij klinike e që kishte patur probleme në zemër. Kur arritëm në spital, pas gjysmë ore një mjek më thërriti. I thashë: ‘Nuk ka nevojë të më thuash asgjë’, duke e parë që nuk përgjigjej. Po lutesha e i kërkoja Zotit të mos ma merrte djalin. Por nuk ishte e mundur”.

DHIMBJA – Në të kaluarën Danilo kishte vuajtur nga probleme kardiake por Cafu tregoi se mendonte se gjendja e vështirë ishte kaluar: “Dicka e ngjashme i kishte ndodhur, në moshën 24 vjecare kaloi një infarkt. U ndje keq ndërsa luante, por pas operacionit e pozicionimit të një stent besonim se ishte gjithcka nën kontroll …”. E në fund, zemërthyer ka bërë pohimin: “Të varrosësh një fëmijë del nga konteksti i përgjithshëm, nga gjithcka mund të provosh në jetë. Cdo pesë ditë shkoj në varreza. Nuk e kam kaluar akoma. Nuk kam kurajon të futem në dhomën e tij…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME