Categories Lajme

Cakaj takon Papa Françeskun: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun. Përmes një postimi në rrjetet sociale Cakaj shkruan se ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi. Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë!” – u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, sikurse ka nënvizuar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, Cakaj ritheksoi se shqiptarët janë pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore e historike evropiane dhe Shqipëria nuk do të kursejë asnjëherë asnjë përpjekje që përkatësinë e saj historike e kulturore evropiane ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME