Categories Sport

“Çdo ditë mësoj diçka më shumë për lojtarët e mi”, Ançeloti: Ju tregoj si mundet Liverpuli

Trajneri i Evertonit, italiani Karlo Ançeloti, foli ditën e sotme, përpara derbit me Liverpulin të vlefshme për Kupë, që është planifikuar të luhet të dielën. “Do të jetë e vështirë, normalisht, por është një mundësi fantastike nëse përballemi me përqendrimin maksimal dhe pa frikë. Duhet të mendohet vetëm për atë që do të bëhet në fushë, pa shpërqendrime, për të bërë një performancë të shkëlqyer, e cila është ajo që duhet për të marrë më të mirën ndaj Liverpulit. Performanca normale nuk është e mjaftueshme për t’i mposhtur ata. Derbi është i rëndësishëm për tifozët.

Kam luajtur ato të Romës dhe Milanos dhe e di se sa të ndryshme janë këto sfida nga të tjerat”, shprehet Anceloti. Më tej ai shton: “Nuk po mendoj për transferime të mundshme, dua që së pari të vlerësoj tërë skuadrën në dispozicion. Unë kam një ide momentalisht, por çdo ditë mësoj diçka më shumë për lojtarët e mi. Nëse ka ndonjë shans, dhe klubi dëshiron, atëherë ne mund të forcojmë ekipin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME