Categories Lajme

“Çdo zgjedhje në kundërshtim me statutin, do marrë përgjigje ligjore”, Berisha i hapur për të garuar për kreun e PD: Vota do përcaktojë pozicionin tim të ardhshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sërish i gatshëm për të garuar për kreun e PD-së, ndërsa theksoi se do të jetë vota ajo që do të përcaktojë pozicionin e tij të ardhshëm.

Enkelejd Alibeaj a është peng i Ramës? Me çfarë e mban peng?

Me veprimet që bën, është absolutisht peng politik. Enkelejd Aliebaj nuk po bën gjë tjetër, por gjithçka që të faktojë se ka dy PD. Koha është ajo që do t’i nxjerrë më mirë gjërat.

Si do të mblidhet grupi i PD në vazhdim duke qenë se ju nuk e njihni më Alibejan. Do i përgjigjeni negativisht ftesave të tij?
Komisioni i Rithemelimit nuk bën përpjekje dhe nuk është në tagër të tij. Grupi Parlamentar ka një kryesi dhe e vendosa ajo. është e drejtë e kryesisë. Nuk duhet konceptuar si e drejtë e kryetarit. Mbledhjen ftohen nga kryesia e grupit parlamentar.

Platforma që zoti Alibeaj nuk flet për ju, por vetëm për deputetet që janë përjashtuar pas 8 janarit.

Unë i nënshtrohem votës së lirë të PD. Vendimi i Lulzim Bashës për largimin tim nga grupi u shpall po atë orë, po atë ditë null and void. Zgjodha një rrugë që dha këtë rezultat. Ai nuk është më në drejtimin e PD. ishte zgjedhje ajo. Apo jo?! Kështu që çdo zgjedhje që vjen në kundërshtim me statutin e PD do marrë përgjigjen ligjore statutore. Natyrisht ka një ofensivë të fuqishme, një paradë të madhe të shpërndarë nga Edi Rama dhe George Soros.

Të gjithë këta zotërinj në një aspekt apo një tjetër jetojnë në sipërfaqen tjetër të hënës. Sikur nuk kanë parë votën e lirë me sy. Ata kanë frikë nga vota. Do të jetë vota ajo që do të përcaktojë poziciononin e ardhshëm të Sali Berishës. Kjo nuk mund të ketë asnjë evkuivok. Të tjerat janë të gjitha narracionesh ankthesh apo dufe urrejtjesh. Unë mbetem njeri që i besoj votës së lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME