Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
- L., banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar se ishte bllokuar aparati matës i energjisë elektrike, në banesën e kësaj shtetaseje.
- A., 28 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’i bërë kontroll automjetit që ai drejtonte.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
