Categories Lajme

Cërrik, Elbasan, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”

Cërrik, Elbasan, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga 37-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike c annabis s ativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, a rmëve shpërthyese dhe e m unicionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME