Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë

DVP Vlorë/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim I. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me një muaj b urg, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin A. D., 40 vjeç, banues në Bajkaj, Delvinë, pasi ka djegur me zjarr banesën e tij. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”, shtetasin N. P., banues në Dhërmi, Himarë, pasi ka kanosur me një armë të llojit pistoletë (zhumuese), shtetasin L. J., banues në Himarë.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi A. Gj., 56 vjeç, banues në Laç, sepse ka bërë kallëzim shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në Pojan, Korçë, se 56-vjecari e ka qëlluar me grushte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME