Categories Lifestyle

Ç’është rutina 27-minutëshe që mund të na transformojë jetën?

Na ndodh të gjithëve të mos kemi fjetur mirë dhe të zgjohemi me humor të keq, por ka një lajm të mirë. Ekziston një mënyrë që mund ta ndryshojë këtë dhe të rrisë nivelin tuaj të lumturisë në vetëm 27 minuta. Sipas shkencëtarëvë në fakt ka disa mënyra që ndikojnë menjëherë në sjelljen tuaj dhe e para është rutina e mëngjesit. Nëse doni ta nisni çdo ditë pa stres, me energji pozitive dhe me dëshirë për të mësuar gjëra të reja, aplikoni rutinën 27 minutëshe dhe transformoni jetën tuaj.

1. Ushtroni frymëmarrjen tuaj për të ulur nivelin e stresit

Kur zgjoheni, është shumë e rëndësishme ta nisni ditën pa stres- pasi është faktori që kontribuon më shumë në problemet mendore dhe ato fizike.

Për të minimuzuar këtë, e mira është të bëni 5 minuta ushtrime për frymëmarrjen. Ekspertët sugjerojnë se ne kemi aftësinë për të ndryshuar emocionet tona vetëm duke ndyrshuar mënyrën sesi marrim frymë.

2. Shkruani në një letër gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

Pasi humori juaj të jetë përmirësuar pas ushtrimeve, 2 minuta të tjera shpenzojini duke shkruar gjëra të cilat ju bëjnë të lumtur. Duke bërë këtë, truri juaj fokusohet tek gjërat pozitive dhe bëheni më optimistë.

3. Mësoni diçka të re

Në përfundim të rutinës, në 20 minutat e tjera mësoni diçka të re. Në mënyrë autodidakte apo nga dikush tjetër. 20 minuta në ditë mjaftojnë që ju të rriteni si person duke mësuar diçka që nuk e dinit më parë. Duke bërë të gjitha këto në mëngjes, dita juaj fillon me vetëvlerësim dhe humor të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME