Categories Lifestyle

Përse vitamina B12 është aq e rëndësishme për njeriun, cilat janë burimet më mira të saj?

Në dallim nga vitaminat e tjera, vitamia B është e vetmja që gjendet në trajtën e një kompleksi ku bëjnë pjesë vitamina B1 (tiamina), B2 (riboflavina), B3 (niancina), B5 (acidi pantotenik), B6 (pirodiksina), B7 (biotina), B9 (acidi folik) dhe B12 (kobalamina) dhe B16 (dimetilglicina). Të gjitha janë të rëndësishme, por vitamina B12 ka një rëndësi të veçantë.

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se një në katër banorë vuan nga mungesa e e saj. Vitamina B12 është e pranishme tek mëlçia dhe veshkat. Ajo është e rëndësishme për funksionimin e nervave, sistemit tretës, vaskular dhe atij riprodhues. Rregullon prodhimin e hormoneve, forcon imunitetin, ndërton qelizat e kuqe dhe AND-në. Është e lidhur me aftësitë njohëse dhe stabilitetin emocional. Mënyra më e mirë për ta parandaluar mungesën e vitaminës B12 është konsumi i ushqimeve të duhura. Mishi, prodhimet e detit, qumështi dhe vezët të gjitha përmbajnë kobalaminë.

Një burim i mirë i kësaj vitamine është edhe spirulina, një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin, do të keni më tepër energji, do të jeni më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë.

Qumësht – 1.2 mcg vitaminë B12 në 1 filxhan qumësht me pak yndyrë shkruan Shendeti.

Kos – 1.1 mcg vitaminë B12 në 200 ml kos

Veza – 6 mcg vitaminë B12 në një vezë të zier

Pula – 3 mcg vitaminë B12 në 3 racione me gjoks pule të pjekur.

Gjeli i detit – 3 mcg vitaminë B12 në 3 racione.

Bifteku – 1.3 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Gocat e detit – 21.84 mcg vitaminë B12 në 3 racione.

Midhje – 20.4 mcg vitaminë B12 në 3 racione me midhje të gatuara

Gaforret – 10.3 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Sardelet – 7.6 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME