Categories Lajme

“Çfarë dëshmitari ke qenë ti? Do përgjigjesh para ligjit”, shpërthen Eni Çobani

Seanca e sotme e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” u shoqërua me tone të ashpra dhe fyerje nga ana e palëve të përfshira në konfikt. Bëhet fjalë për një shtëpi, e cila është kthyer në burim konflikti mes dy familjeve prej vitesh.

Por përfshirja e personave të tjerë në çështje dhe deklaratat e tyre hedhin dritë mbi pronësinë e shtëpisë. Dokumenti, i cili është firmosur nga palët paraqitet me mospërputhje dhe rezulton edhe me një vulë nga ana e kryetarit të pretenduar të fshatit. Sali Muzaqi pranon në studio se në kohën kur dokumenti është firmosur dhe i është vendosur vula, ai nuk ka qenë aspak kryetar fshati, por këtë post e ka marrë në vitin 2002.

Eni Çobani: Në vitin ’99 ke qenë kryetar fshati?

Sali: Nuk kam qenë kryetar fshati në 1999!

Eni Çobani: Po ku e ke gjetur vulën?

Sali: Aty kam firmosur në vitin 2002.

Eni Çobani: More zotëri dokumenti mban datën 1999!

Sali: Moj zonjë, unë të them kështu, në 2002 kam qenë kryetar fshati, atëherë ka ardhur ky me letër në dorë.

Eni Çobani: Po mos e firmosje. Pse e firmose?

Sali: Pse mos e firmosja, kam qenë dëshmitar.

Eni Çobani: Pohove me gojën tënde që nuk ke qenë kryetar!

Zonja Eni tregon se dokumneti është i paligjshëm sepse e kanë kanë shkruar me dorë dhe pa noter.

Eni Çobani: Si mundet një kryetar të përdorë vulën në vitin që nuk ka qenë kryetar? Ju përsëri ngrini zërin dhe i drejtoheni një qytetari me fjalë fyese. Një dokument që gjykata e ka pasur dhe nuk ju ka pyetur asnjëherë dhe ju ka marrë si dëshmitar. Çfarë dëshmitari ke qenë ti zotëri? Ti ke qenë në mashtrim me ligjin, ke shpërdoruar detyrën dhe ti zotëri duhet të përgjigjesh para ligjit, që ke përdorur një vulë në një dokument, që ti nuk ke pasur të drejtë ta firmosësh.

Sali: Kam qenë prezent thashë!

Eni Çobani: Ulu aty! Të lutem ulu aty tani! Do ti drejtohemi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për personin tuaj që ke shpërdoruar detyrën dhe vulën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME