Categories Lajme

“Java e Kodimit”/ Studiuan në Boston dhe Gjermani, sot kthehen për të mbështetur të rinjtë shqiptarë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ishte të dielën me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, dhe koduesit e nismës “Code for Albania” në “Javën e Kodimit 2019” për të diskutuar mbi rëndësinë e shkencave kompjuterike. Gjatë takimit, Balluku u takua dhe me Joanën, që dikur ka qenë pjesë e Rrjetit Rinor të Bashkisë Tiranë, si një nga të rinjtë me rezultatet më të larta dhe sot punon pranë kompanisë Novartis në Boston të SHBA, pasi ka përfunduar studimet në Northeastern University. Së bashku me Ersejdën, një tjetër vajzë e talentuar që ka studiuar në Gjermani, ato kthehen sot në Shqipëri për t’u mësuar kodimin fëmijëve tanë

“Me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, dhe koduesit e nismës “Code for Albania” në “Javën e Kodimit 2019” për të diskutuar mbi rëndësinë e shkencave kompjuterike”-, njoftoi Balluku. “Surprizë e bukur, të takoja Joanën, që dikur ka qenë pjesë e Rrjetit Rinor të Bashkisë Tiranë, si një nga të rinjtë me rezultatet më të larta dhe sot punon pranë kompanisë Novartis në Boston të SHBA, pasi ka përfunduar studimet në Northeastern University. Së bashku me Ersejdën, një tjetër vajzë e talentuar që ka studiuar në Gjermani, ato kthehen sot në Shqipëri për t’u mësuar kodimin fëmijëve tanë”-, thekson Balluku. “Krenare që kemi mbështetur që në fillim nismat që kanë në fokus të rinjtë e apasionuar në shkencat kompjuterike, duke kontribuar që kjo të shërbejnë si një nxitje për orientimin e sa më shumë të rinjve. Të zbulojmë potencialin e vendit tonë së bashku”-, është ftesa e Ballukut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME