Presidenti francez Emmanuel Macron u përball me debate dhe diskutime në diten e parë të samitit në Bruksel, ku liderët e 28 vendeve anëtare te BE, diskutuan mbi zgjerimin e Unionit.
Franca i ka thënë “Jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut dhe ka vendosur veton.
Por mediat e specializuara për ceshtjet në Brukel, te dhenat i kane nga burimet e tyre diplomatike ne BE, pasi deklarata te vete Macron nuk ka pasur.
Siç shkruan “Euractiv” sot, Macron ka shmangur plotësisht bërjen e deklaratave publike mbi zgjerimin gjatë këtij samiti.
Pas mbledhjes ne diten e pare te samitit, ai ka dale nga dera e pasme ne oret e para te mengjesit, dhe sipas Euractiv, ai nuk ka marre me pjese.
“Nuk e ka kaluar me pragun e deres kete mengjes”, shkruan media e specializuar per ceshtjet e BE.
