Categories Lajme

Çfarë ndodhi në dhomën e gjumit të ciftit në Librazhd, flet i vëllai

Rezarta Hajdari 19-vjeçe u gjet e pajetë të premten në dhomën e gjumit, ndërsa bashkëshorti i saj Olsiani u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Paraprakisht, ekspertiza mjeko-ligjore pohoi se çifti i sapomartuar në Librazhd është helmuar me fostoksinë, por Policia nuk ka gjetur gjurmë të këtij helmi apo ambalazhin e tij në dhomën e gjumit, duke vënë në pikëpyetje hipotezën e vetëvrasjes, për të cilën u dyshua fillimisht. Tanimë, Olsiani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka folur për mediat lidhur me atë ç’ka nodhur. Në një intervistë për “FaxNews” transmetuar këtë të hënë, ai tha se mbrëmjen e së enjtes, vendosi një mangall me dhomë, duke hedhur dyshime se helmimi është shkaktuar pikërisht nga ajo. Olsi të lutem, a mund të na tregosh diçka më tepër rreth ngjarjes?“Ne atë natë hëngrëm darkë me të familjes dhe musha një mangall me prush e vendosa te dhoma dhe vajta u shtriva me nusen dhe nga ai moment nuk mbaj mend asgjë, asgjë, asgjë fare. Se kush më ka marrë nga shpia, se ku më kanë çuar, se kush më ka çuar nuk mbaj mend fare. Vetëm kur kam ra ndërmend në spital thash po unë këtu çfarë dua, kaq”.

Kur e more vesh për fatin e nuses suaj? “E kam marrë dje, dje në mgjes më ka thënë xhaja që Rezarta na la por ti mos u mërzit, kaq”. Juve keni shkuar shumë mirë, nuk keni pasur asnjëherë probleme me njëri-tjetrin? “Jo jo, fare, asnjë problem nuk kemi pasur” Ndërsa, nëna e Olsit ka deklaruar: “Do t’iu lutem shumë stacioneve të televizioneve shqiptarë të më zbardhin çështjen e familjes tonë ashtu siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç kanë fol para 4 ditësh që na kanë diskriminu në stacionet e televizorit shqiptar. Çfarë nuk kanë thënë, 99 të zezat. Ku i morën këto të dhëna të familjes tonë këto qe vajtën i nxorën nëpër stacionet e televizionit? Do t’iu lutem shumë 100 herë çdo stacioni të televizionit të më zbardhin çështjen ashtu siç është”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME