Categories Lajme

Rikonstruksion i i rrugës Kuqan-Thanë, impakt në lëvizjen e banorëve të Elbasanit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon punën për rikonstruksionin e rrugës Kuqan – Thanë, që do të jetë një “urë lidhëse” ndërmjet fshatrave Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë dhe shtrihet në pjesën juglindore të qytetit të Elbasanit, duke përfshirë njësitë administrative Shirgjan dhe Gjergjan.Sipas FSHZH-së, projekti i ri parashikon përmirësimin e treguesve të rrugës, duke e zgjeruar dhe vënë të gjitha nënshtresat së bashku me shtresat asfaltike.

Aktualisht po punohet gërmim dheu për zgjerim, gërmim kanali dhe trupi i rrugës. Gjithashtu po kryhet betonim mur betoni mbajtës, si dhe ndërtim vepra arti. “Ndërhyrja parashikon një gjatësi investimi prej 7.2 km, rrugë me dy korsi të asfaltuara dhe dy bankina me çakëll. Ndërtimin e tombinove, zgjerim urash, si dhe punime ndriçimi dhe gjelbërimi”, thekson FSHZH.
Me një impakt të pritshëm në lëvizjen e banorëve dhe produkteve drejt tregut të Elbasanit.
Për faktin se shtrihet në një zonë të mirëfilltë bujqësore, do të ndikojë në zhvillimin e saj dhe të blegtorisë. Duke rritur kështu cilësinë e jetës së banorëve të zonës, përmes rritjes së ekonomisë familjare dhe lokale dhe nxitjen e investimeve të reja./k.s/ /a.g

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME