Categories Lajme, Politike

Manastirliu në Ishëm: Qendër e lëvizshme 24 orë për 8 mijë banorë

-12 qendrat shëndetësore të dëmtuara do të përfshihen në planin e rindërtimit- TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Qendra shëndetësore në Ishëm është një nga godinat e shëndetësisë të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër qendrën e lëvizshme shëndetësore, e cila po ofron shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonës. “Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë, por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shëndetësor dhe 8 mijë banorët e Ishmit. E rëndësishme është që do të vijojmë të ofrojmë shërbimin 24 orësh në qendrën shëndetësore të lëvizshme ku nuk do të mungojnë mjekët, infermierët, barnat dhe pajisjet mjekësore”, tha Manastirliu. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti.

“Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikuperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet”, tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit./k.s/ /a.g/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME