Categories Bota

Rifillon dialogu për daljen e Irlandës së Veriut nga ngërçi politik

BELFAST, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pas rreth tre viteve pa qeveri lokale në Irlandën e Veriut, unionistët dhe republikanët, që ndajnë pushtetin, po përpiqen të rifillojnë dialogun me shpresë që rezultati i zgjedhjeve legjislative në Britaninë e Madhe të mundësojë zhbllokimin e situatës. Në këtë provincë britanike, qeverisja është e destinuar të jetë e ndarë mes unionistëve të DUP dhe republikanëve të Sinn Fein, ashtu siç është e përcaktuar në marrëveshjen e paqes të të Premtes së Shenjtë, që i dha fund në vitin 1998 dhunës 30-vjeçare në rajon. Por, Irlanda e Veriut po përballet me një pushim të ekzekutivit lokal që prej prishjes së koalicionit të mëparshëm në janar 2017 pas një skandali politiko-financiar. Që prej asaj kohe, disa raunde negociatash nuk kanë mundësuar heqjen e bllokimit, por pas zgjedhjeve në Britaninë e Madhe, konteksti politik ka ndryshuar, ashtu si dhe raportet e forcave politike duke i dhënë një impuls të ri diskutimeve të parashikuara sot. Deri tani, bisedimet nuk kanë qenë të lehta nga aleanca në vitin 2017 e DUP-it me Partinë Konservatore të ish-kryeministres, Theresa May, pa shumicë në Parlamentin britanik.

Atëherë, Partia Unioniste u përqendrua në Westminster duke ushtruar një influencë të madhe veçanërisht në negociatat për Brexit. Ajo bllokoi dy marrëveshje radhazi për daljen nga Bashkimi Europian duke kundërshtuar modalitetet që parashikonin shmangien e një rikthimi të një kufiri fizik mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE-së. Zgjedhjet legjislative në Britaninë e Madhe kanë ndryshuar plotësisht qëndrimin, fitorja e thellë e kryeministrit konservator, Boris Johnson e përjashton atë nga çdo aleancë për të realizuar Brexit-in më 31 janar. “Aspekti i vetëm pozitiv i fitores së Boris Johnson, është mundësia që DUP të heqë dorë nga të qenit i fiksuar nga melodrama që po ndodh në Westminster dhe të kthejë vëmendjen tek ajo që po ndodh këtu”, deklaroi shefi i Sinn Fein Mary Lou McDonald për televizionin irlandez./

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME