Categories Politike

Çfarë parashikon ‘Marrëveshja e Shekullit’?

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi atë që është quajtur edhe ‘Marrëveshja e Shekullit’. Bëhet fjalë për planin amerikan për Lindjen e Mesme. Ky plan ishte pritur prej shumë kohësh dhe u prezantua nga presidenti Trump në prani të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një lëvizje surprizë, plani parashikon një Palestinë të pavarur. Zgjidhja ‘dy shtete’ është opsioni që shtron në tavolinë Amerika. Trump u bëri thirrje palestinezëve që të pranojnë planin, duke thënë se ai mund të jetë mundësia e fundit për ta. Deri më tani, palestinezët kanë rrëzuar çdo plan që ka rrjedhë në media. “Palestinezët janë në varfëri dhe dhunë, të shfrytëzuar nga ata që kërkojnë t’i përdorin si masha për të avancuar ekstremizmin dhe terrorizmin. Ata meritojnë një jetë më të mirë,” tha Trump.

Ai tha se për herë të parë, Izraeli ka autorizuar edhe publikimin e një harte, e cila ilustron edhe kompromisin territorial. Sipas Trump, harta e dyfishon territorin palestinez dhe ofron një kryeqytet për ta në Jerusalemin lindor, ‘ku Amerika do të ngrejë një ambasadë me krenari’. Jerusalemi do mbetet një qytet i pandarë,.

Por Bregu Perëndimor u mbetet izraelitëve dhe ai do të lidhet me Rripin e Gazës përmes një tuneli. Palestinezët e shohin Bregun Perëndimor si shumë të rëndësishëm për shtetin e tyre të ardhshëm. Asnjë palestinez nuk ishte gjatë prezantimit të planit. Po ashtu asnjë demokrat nuk ishte aty. Plani është përgatitur nën kujdesin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME