Categories Lajme

Çfarë po ndodh me reformën zgjedhore? Basha bën lëvizjen me ekspertët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore. Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.  Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij. Më herët, PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk kane vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. (Bweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME