Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Fier pasi bashkia u bë zonë e gjelbër, duke e çuar në 4 numrin e të prekurve aktivë. Ndërkohë Elbasani po shkon drejt shërimit të plotë, me vetëm një rast aktiv. Koronavirusi është riaktivizuar në Fier pasi bashkia u bë zonë e gjelbër. Dy raste të reja me Covid 19 u konfirmuan këtë të premte, duke e çuar në 4 numrin e të prekurve aktivë. Burime thanë se ata janë një çift bashkëshortësh, Dy djemtë e familjes mësohet se kanë rezultuar negativë, ndërsa specialistët po bëjnë hetimin epidemiologjik.
Elbasani ndërkohë po shkon drejt shërimit të plotë. Qytetarët po tregohen më neglizhentë. Thonë se do të vijojnë ti respektojnë rregullat e distancimit social, por pamjet tregojnë të kundërtën. Ata që po i mbajnë maskat janë të paktë. Në total në qarkun e Elbasanit u testuan 400 persona nga të cilët pozitiv u konfirmuan 20 vetëm në bashkinë e Elbasanit.
