Categories Lajme

Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e hënë për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19. Komiteti u mblodh vetëm dy ditë më parë, ku dhe vendosi që të mbeten në fuqi masat që ishin aktuale, pra që nga ora 20:00 të mos ketë lëvizje, si dhe të mbyllen baret dhe restorantet.

Vendimi i tyre nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19. Por ishin dhe vetë anëtarë të Komunitetit që një ditë pas mbledhjes thanë se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen ditën e nesërme ndërkohë që gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME