Categories Covid-19, Lajme

“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri

Një infermier me veshje antiCovid, i kapur në një moment nga një kamerë sigurie. Qëndron ulur mbi një krevat, me duart kapur, e pamundur të shohësh shprehjen e fytyrës, por qëndrimi i tij tregon qartësisht lodhje. Quhet Flavio de Cicco, punon në spitalin Monaldi të Napolit dhe dje ka shkruajtur në Facebook mendimet e tij në lidhje me luftën kundër koronavirusit:

“Eshtë dëshpëruese të mos kesh fare idenë e kur do të mund të përfundojë kjo histori. Eshtë dëshpëruese të mos mundesh të kujtosh pothuaj asnjëherë, se kur filloi.

Eshtë dëshpërues numri i rasteve në rritje të vazhdueshme. Eshtë dëshpërues agresiviteti i këtyre varianteve.

Eshtë dëshpëruese të shohësh rënien e moshës mesatare të të p rekurve. Eshtë dëshpëruese të të duhet t’ithuash një djaloshi 26-vjeçar se gjithçka do të shkojë mirë, por që duhet të intubohet.

Eshtë dëshpëruese të të duhet t’i thuash babait 40-vjeçar të dy fëmijëve, para se të bjerë në gjumë, se me siguri do i shikojë sërish fëmijët e vet, ndërkohë që të mblidhet një lëmsh në fyt. Eshtë dëshpëruese të vazhdosh të shikosh njerëz që na lënë.

Eshtë dëshpëruese moskokëçarja e vazhdueshme e disave. Eshtë dëshpëruese lodhja psikologjike me të cilën, ashtu si shumë kolegë të mi, po e jetoj këtë moment.

Jam i dëshpëruar”. Një fotografi e saktë e realitetit. Një apel për angazhimin dhe ndjeshmërinë e të gjithëve, pikërisht disa orë përpara se në Milano, qindra të rinj të nisnin një festë me muzikë, vallëzim dhe në fund një sherr. Një zë që duhet dëgjuar. / Corriere della Sera – Perktheu:Bota.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME