Categories Sport

Champions/ Inter – Real Madrid, statistikat dhe formacionet e mundshme

Një nga dy super ndeshjet që na ofron dita e sotme e Champions League është padyshim ajo mes Interit dhe Real Madridit e cila do të luhet në “San Siro”.

Një duel të cilin e kemi parë edhe sezonin e shkuar pikërisht në këtë fazë, e ku “galaktikët” triumfuan në të dy takimet.

“Zikaltërit” kanë premtuar se këtë herë nuk do të jetë e njëjtë, pasi kanë fituar më shumë eksperincë dhe janë gati të bëjnë mirë. Sa i përket Realit, ata hyjnë gjithmonë në fushë për të fituar pavarësisht kundërshtarit.

Në sfidën që do të nisën në orën 21:00, Inzaghi pritet ta nisë  me skemën e përhershme, 3-5-2, me sulmin që do të udhëhiqet nga dyshja, Dzeko – Martinez. Carlo Ancelotti në krahun tjetër nuk heq dorë nga rreshtimin, 4-3-3, me treshen e sulmit që deri më tani ka bërë mirë në kampionat, Vini JR- Benzema- Hazard.

Sa i përket mungesa, më i penalizuar për këtë ndeshje është Reali. Për madrilenët mungojnë, Ferland Mendy, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Marcelo.

Simone Inzaghi nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin, Stefano Sensi, e  në dyshim mbetet mbrojtësi Bastoni i cili në çdo rast nuk do të mund të jetë titullar dhe në vendin e tij pritet përsëri, Dimarco.

Nëse kalojmë nga statistikat, Reali ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe gjithë ndeshjen në 3 takimet e fundit ndaj Interit në të gjitha kompeticionet.

Kryeqytetasit spanjoll kanë shënuar më pak se 2.5 gola në 3 ndeshjet e fundit në Champions League. Në 3 takimet e fundit me Interin, skuadra e Ancelottit ka shënuar të paktën 2 gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME