Jezusi, Muhamedi dhe Buda kanë praktikuar një jetë të tërë kushtuar besimit të tyre, por kjo nuk është ë vetmja e përbashkët e tyre. Nëse jeni rritur në një ambient me të krishter, me musliman, budistë apo hindu, me siguri e keni të njohur edhe konceptin e agjërimit.
Por a eshtë kjo rastësi që Jezusi, Muhamedi, dhe Buda të cilat kanë jetuar në epoka të ndryshme, me qindra vjet larg ndaj njeri tjetrit e kthyen agjërimin në një kusht specifik si një nevojë e pashmagshme në jetën e njeriut që ndikon pozitivisht në shëndetin e trupit.
Çdo traditë e interpreton termin “agjërim” në forma të ndryshme. Agjerimet biblike që Jezusi dhe Moisiu që i kanë praktikuar kanë qenë ekstreme, “vetëm ujë”. Ndërsaa një interpretim më i moderuar i agjërimit ishte ai kinez që nënkuptonte “të hante një dietë vegjetariane”. Mjeksia kineze e sheh pastrimin e trupit të toksinave me anë të konsumimit të perimeve. Klasikët thonë “Drithërat janë për energji, mishi pëe forcë dhe perime për ta mbajtuar trupin e pastër”.
