Categories Lajme

Çmimet “Fishta” në Lezhë, shpallen fituesit në ditëlindjen e shkrimtarit

Në ditën e 152-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës në Lezhë përkon me ndarjen e çmimeve në prozë, poezi dhe memorialistikë, çmime që mbajnë dhe emrin e kolosit të letërsisë shqipe.

Në konkursin letrar 2023 “At Gjergj Fishta” morën pjese 32 autorë me 44 vepra, ndërsa librat u vlerësuan nga juria e përbërë nga emra të njohur si Diana Çuli, Mark Simoni dhe Profesor. Dok Alfred Çapaliku.

“Çdo nderim që i bëjmë këtij emri më shume se sa fjale është gjest është vepër. Pikërisht përfaqësimi dinjitoz i një pjese të madhe të autorëve në këtë konkurs ka qenë shërbimi më i mirë që i është bërë këtij patriarku të madh. Nuk mund të sjellësh vepër të dobët në një konkurs që mban këtë emër kaq të madh, kjo ka treguar jo vetëm ndërgjegje krijuese, por mbi të gjitha respektin ndaj autoritetit të Fishtës”, tha kryetari i jurisë, Mark Simoni.

Vepra “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, e shkruar nga Primo Shllaku, u vlerësua me çmimin e “Romanit”.

Gjon Marku fitoi çmimin për studime letrare me veprën Studimet letrare “Gazulloret”.

Çmimi për poezi u fitua nga poetja nga Kosova Vlora Ademi me veprën letrare “”Katërdhetë e Pak”.

Çmimet At Gjergj Fishta, e kthyer në traditë në Lezhë, ka sjellë rritje të interesit të shkrimtarëve për të marre pjesë, duke synuar që të bëjnë pjesë të vlerësimit për ta edhe këtë çmim që u është akorduar shume shkrimtarëve të mëdhenj, e ndërkohë rikthen në vëmendje figurën e poetit At Gjergj Fishta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME