Categories Lajme

Çmimet tre fish më shtrenjtë në Tiranë, reagon Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet flagrante që bëhen me çmimet e perimeve dhe frutave në tregje e Tiranës. Braçe ka marrë si shembull çmimin e qepëve dhe patateve.  Këto produkte nga fermerët në Divjakë dhe zona të tjera të vendit shiten me 40 lekë për kg, ndërkohë në tregun e Tiranës ky çmim shkon 120 deri në 180 lekë për kg.

Bëhet fjalë për të njëjtat produkte që blihen vetëm 80 kilometra larg Tiranës, në Divjakë. Nisur nga ky abuzim, Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë këto produkte në tregun e Divjakës dhe të shmangin abuzimet e tregtarëve në Tiranë. “Këto janë çmimet e qepës e patates; prej mëngjesit të sotëm, bujqit e Divjakës kanë vendosur: çmimi i qepës së thatë: 40 leke/kg çmimi i patates së re: 40 leke/kg. Boll tregtarët morrën mall pa lekë në Divjake duke u pasuruar ne kurriz të bujqve.

Blini direkt ne Divjakë! Mos blini ne dore te dyte e te trete! Ejani ne Divjake e merrni mallin drejtperdrejte me këto çmime!”,- shkruan Braçe në Facebook teksa publikon një vendim të shoqatës së fermerëve në Divjakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME