Categories Lajme

Çmontohen 20 kamera të tjera të grupeve kriminale, ja në cilat qytete vijonte “Big Brother”

Vijon operacioni i koduar “Fijet” për sekuestrimin e kamerave “spiune” të vendosura nga grupet kriminale.

Policia njofton se janë sekuestruar 20 kamera të tjera nëpër qarqe duke e çuar kështu në 528 numrin total të kamerave të çmontuara. Ndërkohë, numri i personave në hetim ka shkuar në 109.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. 8 shtetas u vunë në hetim, për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon 528 numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.

-Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”, “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

-Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit. Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.

-Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7. Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME