Categories Lajme

Erion Veliaj marton dy çifte te Liqeni dhe i vë të mbjellin pemë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk lë asnjë mundësi t’i shpëtojë për publicitet ndaj “kauzave” të tij.

Ai ka celebruar në martesë dy çifte tek Liqeni Artificial i Tiranës në ditën e Shën Valentinit. Mirëpo këto ceremoni, janë shfrytëzuar edhe për të mbjellë pemë, një nismë që daton që prej  mandatit të parë të Veliajt, me qëllim për ta paraqitur atë si një kryebashkiak që e do gjelbërimin dhe e pasuron kryeqytetin me pemë, në kontrast me ndërtimet e shumta që dominojnë Tiranën.

Veliaj deklaroi se Tirana është qytet “i themeluar nga dashuria”.

“Sot është një ditë shumë e bukur për të qenë në Tiranë. Ky qytet është themeluar te dashuria për njerëzit, te dashuria për punën, te dashuria që ky komunitet të ecë përpara. Për një qytet që është themeluar te dashuria, mund të ketë vetëm ditë të mira. Sot jam vërtet i lumtur që kemi pasur disa celebrime dhe disa bashkëqytetarë i kanë thënë po njeri-tjetrit për të filluar jetën e tyre në Tiranë, për të filluar familjen e re këtu, për të filluar një strehë dhe një vatër të re që bën Tiranën më të madhe, por unë them që e bën Tiranën edhe më të bukur”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME