Categories Lajme

Çobani i fshatit bën gjetjen e shekullit, zbulon piktograme në Xhuxhë të Mirditës (Foto)

Një çoban në zonën Xhuxhë në Fan të Mirditës ka zbuluar disa piktograme në në një shkëmb të ngulur në një stom dheu.

Pasi e ka bërë këtë gjetje, çobani i ka dërguar fotot të vëllait në TIranë që me ndihmën e specialistëve po pret që të kuptojnë më shumë rreth këtyre piktogrameve. Fotot i ka publikuara në rrjetet sociale publicisti Gjergj Marku, i cili tregon se po i njëjti çoban më herët ka zbuluar piktograme të tjera në Xhuxhë.

Statusi i plotë i Gjergj Markut:

Gjetja e Shekullit ne XHUXHE:

Zbulohen piktogramet e tjera nga nje çoban i fshatit!…

(Mark P. Gjoka, ka qene duke ruajt lopen ne fshatin Xhuxhe ku ai dhe jeton me familje, nderkohe qe fale sensibilizimit ne gjetjen e pare te Piktogrameve te Xhuxhes, ka vene re serish nje shkemb me simbolika te peraferta, ndaj ka biseduar ne telefon me vellain. Me pas ka qene vajza e tij me nje telefon me kamer qe e ka fotografuar duke ia nisur te vellait, Sandrit, ushtarak ne Tirane, i cili ka sensibilitetin e duhur ndaj vlerave trashegimore te asaj zone. Para pak minutash me beri me dije Frrok Bardhi dhe Sander Gjoka, i vellai i çobanit qe ka bere gjetjen, i cili dhe me dergoi fotot.
Keto foto te para vijne pikerisht nga Xhuxha ku duket nje shkemb i ngulur ne nje stom dheu, ku eshte sigluar art-shkembor me i madh se rrasa e pare, te dyshuara si PIKTOGRAME. (Jane specialistet e mirefillte qe do thone fjalen e fundit)
Ishte i paralajmeruar ky fakt edhe nga intervista me profesore te njohur te kesaj fushe si Sh.Bengu apo M.Kerkuti e te tjere se Rrasa me piktograme e gjetur pak muaj me pare ne Xhuxhe nuk mund te ishte e shkeputur nga konteksti. Eshte koha qe ate Zone te Xhuxhes ne Fan te Mirdites per ta shpall sit arkeologjik te kategorise se pare.)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME