Categories Lajme

Dha deklaratë kundër Sali Berishës, ja çfarë qëndron pas aksidentit të Izet Haxhisë

Avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka folur sërish për “aksidentin” që ndodhi pak ditë më parë, teksa klienti i tij po transportohej nga bur.gu 302 drejt Prokurorisë së Tiranës. Idajet Beqiri e quan ngjarjen si të qëllimshme dhe e sqaron me detaje se si ka ndodhur.

Dëshmia e plotë:

Në datën 9 tetor 2019, rreth orës 09.00 të mëngjesit, Izet Haxhiaj do të shoqërohej për të shkuar në Prokurorinë e Kri.meve të Rënda ku do të vazhdonte dhënien e deklarimeve kundër ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i kallëzuar pènalisht për kryerjen e 23 kri.meve të rënda, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm vra.sjesh, e deri te disa akte të rënda terr.orìste, grabitje e vjedhje, etj. Ka dhënë shpjegime për 36 orë me radhë, në 6 ditë.

Bur.gu 302, ku është i parabur.gosur Izet Haxhiaj, e ka siguruar dhe e trajton atë me korrektësinë më të madhe. Pra, në incidentin e rëndë të ndodhur në datën 9 tetor kundër Izet Haxhiaj, Bur.gu 302 nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë përgjegjësi. Përkundrazi, drejtuesit e tij kanë bërë detyrën me qëllim që ngjarja të zbardhet deri në fund prej strukturave të policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ditën e mërkurë, në datën 9 tetor, ora 09.00 do t’a çonin te Prokuroria e Kri.meve të Rënda për të vazhduar ditën e 6 të deponimeve…Fillonte në orën 9.00 dhe mbaronte në orën 15.00. Gjithë natën kishte qenë i sëmurë. Temperatura i kishte shkuar deri 40 gradë. Është qetësuar me ilaçet që ka përdorur natën. Për shkak të mos ndërprerjes së deponimeve që kishte filluar të jepte te Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Kri.meve të Rënda, ka vendosur të shkoj.

Ndryshe nga ditët e tjera, grupi i shoqërimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Bur.gjeve, që e merrte në dorëzim te Bur.gu 302 në orën 09.00, te Rruga “Mine Peza”, me përgjegjës grupi një me origjinë nga Tropoja, donte t’i vinte pràngat me duart nga pas. Ndërsa 6 ditët e tjera pràngat i ka pasur me duart përpara. Izet Haxhiaj, nuk e ka pritur mirë këtë veprim. Ka parë hile tek përgjegjësi i grupit të shoqërimit, sepse e njihte si tropojan dhe nuk ka pranuar t’i vinin pràngat nga pas. Pas shumë debatesh, kur Izet Haxhiaj nuk ka pranuar të hipi në furgon me prànga pas dhe u ka thënë se nuk donte të shkonte te Prokurori, përgjegjësi i grupit të shoqërimit nuk ka insistuar më dhe e ka hipur në furgonin e policisë me pràngat e vëna në duar përpara. Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafìk të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj.

Një polic, që ndodhej në sendiljen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë. Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshin qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjësi pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Bur.gun 302. Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen. Megjithëse u godit rëndë, duke e ndjerë dhembjen, këtë mënyrë frenimi të mjetit pa shkak, e përsëritën edhe disa herë të tjera. Ishte e qëllimshme, më pohoi Izet Haxhiaj, dhe nëse do të isha me pràngat në duar nga pas, goditja në kokë do të ishte fatale. Për këtë ngjarje është bërë një kallëzim pènal. I kanë shkuar Izet Haxhisë në Bur.gun 302 përfaqësuesit e SHKB, oficerët e policisë gjyqësore dhe i kanë marrë deklarimet me korrektësi… E kanë çuar te Mjekësia Ligjore te Spitali Nënë Tereza dhe eksperti ka përpiluar raportin mjeko ligjor. Pra ka nisur një procedim pènal. Izet Haxhiaj insiston se veprimet që u kryen në datën 9 tetor 2019 ishin të qëllimta dhe me mesazhin e vetëm që të mbyllte gojën sepse kishte folur e deponuar shumë kundër Sali Berishës për 6 ditë me radhë. Mirëpo është vetëm fillimi i deponimeve. .. Nga ana tjetër, gjatë deponimeve që ka bërë, njëra apo tjetra ngjarje, i ka zgjuar kujtesën për vepra të tjera pènale të rënda që janë kryer dhe që numrin e akuzave nga 23 që ishin në dhjetor 2018, kur është bërë kallëzimi penal, tashmë është rritur në 30 akuza kundër Sali Berishës.

Institucionet ligj zbatuese të shtetit nuk po i vlerësojnë me gjithë seriozitetin e duhur gjithçka që po deponon me përgjegjësi të lartë ligjore Izet Haxhiaj. Statusi i tij po mbetet thjeshtë i një “të pandehuri”, çka nuk e ndihmon aspak zbulimin e plotë 30 krimeve me pasoja tragjike të kryera gjatë viteve 1991-1999, siç janë vrasjet e një numri të konsiderueshëm njerëzish, një numër i konsiderueshëm aktesh terr.orìste të kryera, një numër i madh personash që kanë bërë trafìqe njerëzore me pasoja të rënda në jetë njerëzore, grabitje dhe vjedhje të rënda të pasurisë etj, ende të pa zbardhura deri më sot. Izet Haxhiaj i ka ndërprerë komunikimet me Prokurorinë e Kri.meve të Rënda dhe nuk po deponon më asgjë, derisa të sqaroj mirë me autoritetet përkatëse ligj zbatuese, përmes mbrojtjes së tij ligjore, pozitën e tij aktuale dhe në të ardhmen.

Theksojmë për opinionin publik shqiptar se këto deponime që po jep Izet Haxhiaj në Prokurorinë e Kri.meve të Rënda, janë një proces më vete dhe nuk ka asnjë lidhje me vra.sjen e ish deputetit Azem Hajdari. Procesi për vra.sjen e Azem Hajdarit është i hapur dhe do e rigjykoj Gjykata e Shkallës së Parë. Momentalisht çështja është pezulluar sepse Gjykata e Shkallës së parë për Kri.me të Rënda ka shpallur kònfliktin e kompetencës. Kjo do të thotë që Gjykata e Lartë, kur të krijohet, do të vendos së cila Gjykatë është kompetente për të rigjykuar nga fillimi çështjen e vra.sjes së Azem Hajdarit dhe nëse ka apo jo përgjegjësi Izet Haxhiaj për të, Gjykata e Shkallës së parë Tiranë Tiranë, apo Gjykata e Shkallës së Parë Për Kr.ime të Rënda”, ka treguar avokati.

Për katër ditë rrjesht Izet Haxhiaj ka deponuar tek Kri.met e Rënda kundër kri.meve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite bu.rg për vra.sjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME