Categories Lajme

Covidi shëtit i lirë në Durrës, qytetarët në radhë, kërkojnë grantet e rindërtimit

Edhe kjo e shtunë i ka gjetur dhjetra qytetarë të Durrësit përpara sheshit të Prefekturës, ku po aplikojnë për grantet e tërmetit, ku kërkojnë rindërtimin e banesave të tyre.

Shkak për këtë grumbullim është afati i shkurtër që kanë në dispozicion qytetarët për të bërë aplikimet, ku thirrja u bë vetëm pas ditës së të enjtes. Ministria e Rindërtimit ka rihapur procesin e aplikimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti, që nuk kanë arritur ende të përfitojnë bonusin. Kjo është mundësia e tretë që i jepet qytetarëve të Durrësit për tu dëmshpërblyer. Nga ky proces përfitojnë familjet që kanë dëme të shkallës DS1,DS2 dhe DS3.

Edhe pse e dinë që rrezikojnë shëndetin e tyre si pasojë e grumbullimeve, qytetarët shprehen se e kanë të domosdoshme qëë të qendrojnë në radhë, për shkak të dëmtimeve të banesave, që kërkojnë zgjidhje sa më parë të jetë e mundur.

Një pjesë e qytetarëve shprehen për Fax News, se kanë qenë edhe dje në radhë, por nuk iu është thirrur emri që të dorëzojnë dokumentet. Edhe pse nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, kjo duket se nuk vlen për institucionet shtetërore, e konkretisht Ministrinë e Rindërtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME