Categories Lajme

Zjarr në spitalin Covid në Turqi, humbin jetën 9 pacientë

Të paktën 9 persona humbën jetën në një zjarr të shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë.

Në një deklaratë nga spitali universitar SANKO mësohet se zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 të spitalit si pasojë e pajisjes së oksigjenit me rrjedhje të lartë dhe nga ndikimi i sistemit të oksigjenit. Si rezultat i ndërhyrjes së parë nga personeli i spitalit dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës të Gaziantepit, zjarri është vënë nën kontroll në kohë të shpejtë, ndërkohë që humbën jetën 8 persona.

Në deklaratë thuhet se pacientët tjerë që vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv u evakuuan në spitale tjera dhe se lidhur me çështjen ka filluar një hetim gjyqësor dhe administrativ. Në një deklaratë me shkrim nga prefektura e Gaziantepit bëhet e ditur se zjarri në spital shpërtheu rreth orës 04:45 të mëngjesit.

“11 pacientë janë evakuuar në spitalet përreth. Në ngjarje nuk ka të plagosur nga zjarri. Ekipet tona kanë marrë masat e nevojshme dhe vazhdojnë inspektimet. Urojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi personat që humbën jetën dhe shprehim ngushëllimet për familjet e pikëlluara”, thuhet në deklaratën e prefekturës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME