Categories Lajme

Covidi “zhdùk” termometrat me zhivë në farmacitë e Tiranës, të tjerët kushtojnë 10-14 herë më shtrenjtë

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash të zakonshëm me zhivë që para pandemisë kushtonin jo më shumë se 100 lekë. Sot në farmacitë e Tiranës mund të gjesh disa lloje të tjera termometrash me zhivë ekologjike që kushtojnë mbi 900-1100 lekë, ose dhe ata elektronikë që kushtojnë minimalisht 1,500 lekë. Por edhe pse kjo shifër rëndon në xhepat e qytetarëve, pandemia i ka detyruar ata që t’i blejnë.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në farmacitë e Tiranës për të parë nëse ka ende termometra të thjeshtë me zhivë dhe sa është rritur çmimi i tyre. Shumica e farmacistëve që pyetën gazetarët e Fiksit u shprehën se termometri i thjeshtë me zhivë ishte mungesë në treg , kjo pasi depot farmaceutike që i furnizojnë nuk u kanë sjell më.

Edhe në ato farmaci që gazetarët mundën të gjejnë termometër të thjeshtë me zhivë çmimi i tyre është 10-fishuar. Kur gazetarët pyesin se pse ky çmim kur më parë nuk i kalonte as vlerën e 100 lekëve, farmacistja shprehet se çmimet ua diktojnë depot farmaceutike madje edhe se sa duhet të fitojnë këto të fundit.Edhe pse në mungesë tek ndonjë farmaci edhe mund të gjendej ndonjë i tillë , pasi u kishte mbetur stok, por çmimi ishte i kripur aq sa farmacisti shprehej se ” më vjen turp ta shes kaq për Zotin”.

Farmacistët e lidhin mungesën e termometrave me dy arsye. E para për shkak të kërkesës së lartë që ka krijuar pandemia Covid-19 për produkte farmaceutike që bëri të mbaronin rezervat dhe së dyti për disa standarde të reja që aplikohen nga BE për importin e termometrave nga Kina. Termometrat e thjeshtë me zhivë konsiderohen të dëmshëm , toksik dhe u është dhënë përparësi termometrave elektronikë apo me zhivë ekologjike . Këto termometra kanë një çmim të kripur për xhepat e qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME