Pas dy barazimeve radhazi ndaj Tiranës e Teutës, Partizani do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të përballet me Vllazninë kryesuese në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për cilësitë e kundërshtarit dhe vështirësitë me të cilat po përballen të kuqtë, por theksoi se në Shkodër shkojnë për të marrë 3 pikët.
Ju shqetëson që nuk shënoni prej dy ndeshjesh?
Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë gol dhe nuk pësojmë gjithashtu. Janë dy ndeshje që nëse i referohemi kampionatit të vjetshëm, janë ndaj Tiranës dhe Teutës, njëra fituese e kampionatit dhe tjetra e Kupës. Me kundërshtarë të plotësuar edhe në merkato do të thosha që janë dy barazime, që ndoshta nga rezultati dhe mos shënimi i golit nuk është problem i madh, por mënyra sesi kemi luajtur edhe në raport me kundërshtarin, se edhe ata nuk kanë bërë ndonjë gjë në raport me ne, sepse as ata nuk kanë shënuar. Do të thosha se është ndjerë edhe lodhja fizike, që e kemi parë sepse kemi kontingjent të limituar.
Sa kanë ndikuar mungesat në lojën e skuadrës?
Nuk dua ta përdor më këtë shprehje, por që nga java në javë do shohim që do kemi edhe mungesa, siç mund të kemi edhe nesër në ndeshjen me Vllazninë, prandaj e kemi pasur të vështirë të shkojmë te goli sepse nuk kemi qenë të freskët për t’i dhënë shpejtësi manovrës sulmuese.
Si e vlerësoni ecurinë e Vllaznisë?
Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mirë si në marrjen e pikëve, edhe në lojë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar. Kanë entuziazë
